Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia është e gatshme për çdo gjë

Presidenti Erdoan gjatë pritjes së organizuar me rastin e fillimit të vitit të ri legjislativ bëri deklarata të rëndësishme.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi, të organizuar nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut, deklaroi se Turqia është e gatshme për çdo gjë.

Presidenti Erdoan gjatë pritjes së organizuar me rastin e fillimit të vitit të ri legjislativ bëri deklarata të rëndësishme.

Erdoan tha se shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar ndodhet në Iran për të biseduar në lidhje me zhvillimet në administratën rajonale kurde të Irakut.

Kreu i shtetit turk riokujtoi se edhe ai më 4 tetor do të zhvilloj një vizitë në këtë vend.

Ndaj fjalëve të Presidentit Erdoan  se “Ne duhet të jemi dhe jemi të gatshëm për çdo gjë në çdo çast”, komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë u përgjigjën duke thënë se “Jemi të gatshëm”.


 

Aktualitet

Archives