Kryeministri Haradinaj kërkesë boshnjakëve të Kosovës

Ramush Haradinaj i ka kërkuar Sarajeves zyrtare qe te njohe pavarësine e Kosoves. Kerkesa eshte bere gjatë festimeve të ditës së boshnjakëve. Në një mbledhje qeverie Haradinaj iu kërkoi boshnjakëve në ekzekutivin e tij që t’i dërgonin një mesazh zyrtarëve në Sarajevë, në mënyrë që ndërmerrnin hapat e duhura për të njohur pavarësinë e Kosovës. Hapi i parë sipas Haradinajt është njohja e dokumenteve dhe mundësimi për lëvizje të lirë i qytetarëve të Kosovës. Me tej kreu I ekzekutivit kosovar shtoi se boshnjakët në Kosovë kanë marrëdhënie të mira me shqiptarët, por dhe me komunitetet e tjera në vend. Boshnjakët kanë një ministri në qeverinë e Kosovës dhe përfaqësohen nga tre deputetë në parlament.

Aktualitet

Archives