Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Në Ditën Kombëtare të Kulturës, ministrja Mirela Kumbaro vizitoi Muzeun Onufri në qytetin e Beratit.

Ministrja e Kulturës tha në fjalën e saj se në katër vjet është gjashtëfishuar numri i turistëve që vizitojnë Beratin dhe një meritë të madhe për këtë kanë investimet dhe restaurimet e monumenteve të kulturës.

“Nën moton “Trashëgimia kulurore,motor zhvillimi” kemi investuar në turizëm. Në 4 vjet kemi 6-fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10-fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam”, deklaroi Kumbaro.

Kumbaro tha se trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, ndërsa shtoi se Berati është një nga 4 qytetet në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike.

Aktualitet

Archives