Shkencëtarët imitojnë funksionin e trurit të njeriut me mikroçipa

Mikroçipat e zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetet e Oksfordit, Mynsterit dhe Ekseterit, janë cilësuar si një pikë kthese në teknologjinë e çipave kompjuterikë.

Siç bëhet e ditur, çipat janë krijuar nga kombinimi i materialeve me fazë të ndryshueshme, siç janë disqet optike të rishkrueshme, me qarqe të integruara fotonike të dizajnuara në mënyrë të veçantë.

Mendohet se çipat, të cilat përpunojnë dhe ruajnë të dhënat sikurse truri i njeriut dhe imitojnë operacionet e sinapseve të trurit, do të hapin derën për një epokë të re kompjuterësh të cilët do të mendojnë dhe funksionojnë si truri i njeriut.

Shkencëtarët po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se sinapset fotonike punojnë mijëra herë më shpejtë se ato në trurin e njeriut.

Studimi në fjalë theksohet të jetë mbështetur nga ana e Këshilli Hulumtues Britanik i Shkencave të Inxhinierisë dhe Fizikës.

Detajet e studimit janë botuar në revistën “Science Advances”.

Aktualitet

Archives