Panucci zbulon listën e lojtarëve në ndeshjet me Italinë dhe Spanjën

Trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit Christian Panucci ka publikuar këtë të premte listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Spanjën më 6 tetor dhe atë me Italinë, më 9 tetor.

Bëhet fjalë për 26 lojtarë, të cilët do të jenë të gatshëm për të zbarkuar në fushë.

Vihet re edhe rikthimi i futbollistëve Taulant Xhaka, Sokol Cikalleshi dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen sërish me fanellën kuqezi.

Një tjetër risi është edhe thirrja në kombëtare e futbollistit Emanuele Ndoji, i cili aktualisht luan me skuadrën italiane të Brescia.

 

Aktualitet

Archives