TVSH bllokon sinjalin e televizioneve, nuk lejon transmetimin e seancës

Vendimi i Radio Televizionit Shqiptar për të mos i dhënë sinjal televizioneve private që transmetojnë drejtpërdrejt punimet e Kuvedit, çoi në një terr informativ këtë të enjte.

Ky vendim, nga televizioni i vetëm në vend që ka të drejtën e lëshimit të sinjalit u dënua fillimisht nga Partia Demokratike në sallë të kuvendit.

Më pas nga Petrit Vasili jashtë sallë si dhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha i cili e konsideroi këtë veprim dhunim të fjalës së lirë dhe kërkoi mbledhjen e kryesisë së kuvendit.

Aktualitet

Archives