Erdogan-Trump konfirmojnë partneritetin strategjik

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork për punimet e sesionit të 72-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Erdoan realizoi një takim me homologun amerikan.

ndodhur në Nju-Jork për punimet e sesionit të 72-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Sipas burimeve të presidencës turke takimi zgjati 50 minuta.

“Në takim është rënë dakord për zhvillimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe vazhdimin me vendosmëri të luftës kundër të gjitha organizatave terroriste. Të dy liderët u shprehën kundër referendumit popullor që ka në plan të mbajë më 25 shtator administrata rajonale kurde e Irakut (KRG), duke theksuar se hedhja e një hapi të tillë do të kishte pasoja serioze”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kurse presidenti amerikan Trump njoftimin lidhur me takimin e bëri përmes medias sociale.

“Ishte mrekulli të takohesha me Presidentin Erdoan në ShBA”, shkruan Trump.

Erdoan dhe Trump u prononcuan për gazetarët edhe në pjesën e takimit që realizuan para kamerave.

“Me mikun tim të shtrenjtë Donald sot të realizojmë një takim dypalësh dhe mes delegacioneve këtu në Amerikë, ku ndodhemi me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”,- e nisi fjalën nga ana e tij Erdoan.

“Jam i bindur se do të kemi rastin të diskutojmë për shumë çështje, si marrëdhëniet Amerikë-Turqi, zhvillimet rajonale dhe çështjet e tjera në botë. Edhe unë e falënderoj shumë veçanërisht që e gjetëm këtë rast”,- tha Presidenti Erdoan.

Kurse Trump nga ana e tij tha: “Është një nder dhe privilegj i madh që njoh Presidentin Erdoan, i cili është shoku im. Ai punon në një rajon të vështirë të botës. Është shumë, shumë i interesuar dhe nëse duhet shprehur hapur, po mbledh shumë pikë dhe po punon bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërmjet vendeve tona ekziston një miqësi e mrekullueshme. Për mendimin tim, për momentin ne jemi të afërt sa asnjëherë tjetër dhe një pjesë e madhe e kësaj ka të bëjë me lidhjet personale”.

Trump e falënderoi Erdoanin për takimin dhe e përfundoi deklaratën para gazetarëve me fjalët “është një nder i madh që ju shikoj juve në ShBA”.

Aktualitet

Archives