Kampionati italian , Napoli leksion Lazios, Juventusi thyen Fiorentinën

Napoli vijon të fitojë në kampionatin Italian të futbollit. Skuadra e Sarrit mposhti 4-1 në transfertë ekipin e Strakoshës duke rregjistruar suksesin e 5-të rradhazi në Serinë A. Në të njëjtën linjë është edhe Juventusi. Bardhezinjtë fituan 1-0 përballë Fiorentinës. Milani mposhti me 2 penallti Spalin

5 minuta ferri për Lazion, 5 minuta të arta për Napoliin. Kaq mjaftuan për ti dhënë zgjidhje takimit kryesor të javës së 5-të në kampionatin Italian të futbollit. Nga minuta 54 deri në të 59-të napoletanët realizuar 3 herë duke përmbysur avantazhin fillestar të bardhekaltërve, sfida në fund përfundoi 4-1 për skuadrën e Elseid Hysajt që në këtë takim nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Në pjesën e parë u duk se lacialët do të përsërisinin paraqitjet pozitive të javëve të fundit. Ciro Immobile si një prestigjator autentik i fshehu sferën Allanit dhe Kouhlibalyt e më tej shërbeu pasimin e fundit për Stefan De Vrij me holandezin që e përcolli në rrjetë.

Megjithatë gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Napoli riktheu ekulibrat me protagonist Khoulibaly-n.

Allan gjeti mjaft mirë Raul Albiolin, goditja e spanjollit u devijua mrekullisht nga Thomas Strakosha, por topi i kthyer përfundoi tek mbrojtësi senegalez që e dërgoi menjëherë në rrjetë. Lazio nën shok psikologjik pësoi menjëherë golin e dytë. Ai që realizoi për skuadrën e  Sarrit ishte jose Callejon.

Kapiteni Hmasik i shtroi një op ideal sulmuesit spanjoll që me të majtën mposhti portierin e kombëtares shqiptare. Në minutën e59-të erdhi trefishimi dhe ishte një kryevepër e fabrikuar nga Dries Mertens. Strakosha fitoi duelin fillestar me Belgun, por ky i fundit rekuperoi sferën dhe me një goditje të kalibruar deri në detajin më të imët e ndëshkoi gardianin 22 vjeçar. Në fund Napoli fitoi edhe një 11 metërsh pasi Parolo pengoi Zielinskin në zonë. Jorghinho nga pika e bardhë realizoi golin që i fiksoi shifrat përmbyllëse në 1-4. Të kaltrit ruajnë një ritëm optimal me 5 fitore në 5 takime, teksa vjen disfata e parë e Lazios në këtë kampionat.

Një tjetër duel mjaft tërheqës ishte ai i Torinos mes Juventusit dhe Fiorentinës. Dybala tentoi që në fillim të përsëriste golin me Sassuolon, por  kësaj here nuk gjeti portën. Nuk bëri më mirë Veretout në krahun tjetër po nga një pozicion i ndaluar.

Goli që e vendosi këtë sfidë erdhi në pjesën e dytë dhe ai që realizoi ishte Mario Mandzukic. Një harkim i Cuadrados u prek pak nga Higuain e më tej sulmuesi kroat e dërgoi me kokë në rrjetë. Fiorentina provoi të kundërpërgjigjej duke ndërtuar aksione të rrezikshme. Thereau me një goditje rrafsh me tokën nuk u tregua i saktë për çështje centimetrash. Më pas skuadra toskane mbeti me një lojtar më pak. Badelj pengoi Matuidin, gjyqtari pasi kontrolloi nëpërmjet sistemit video assitent referre, vendosi që nuk ishte 11 metërsh, po faull jashtë zone dhe karton i dytë i verdhë për kroatin. U mbyll me fitoren 1-0 të Juventusit kjo sfidë, bardhezinjtë me pikë të plotë vijojnë të ndajnë kreun me Napolin.

Milani mposhti me 2 penallti Spalin në “San Siro”.Kuqezinjtë u shfaqën këmbëngulës në fillimin e sfidës dhe rasti ideal iu parashtrua Abates i cili goditi me të djathtën, por mjaft e mirë ishte përgjigjia e portierit Gomis. Më tej Zapata me kokë nuk shënjestroi portën. Në minutën e 25-të Milani fitoi 11 metërshin e parë, pasndërhyrjes së portierit Gomis ndaj Nikola Kalinic. Përgjegjësinë e goditjes e mori Rodrihuez dhe realizoi.

Andre Silva pas një veorimi të saktë individual tentoi portën, Gomis ndali gjithçka në dy kohë. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi aspak me kuqezinjtë nën kontroll, megjithatë për një moment Spali iu afrua golit, kur goditja me kokë e Matiellos u largua mbi vijë nga Bonucci.

Skadar e Montellës duhet të mbyllte sfidën dhe e bëri në minuën e 60-të. Kessia u frenua në zonë nga ndërhyrja e parregullt e Felipes. Kësaj here në pikën e bardhë u shfaq vetë 20 vjeçari nga Bregu i Filsishtë që po ashtu si Rodriuez e dërgoi topin në rrjetë. Nuk pati më histori kjo sfidë me Milanin që shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e 4-ët.

Duket se ka filluar të funksionojë Roma. Verdhekuqtë mposhtën në transfertë Beneventon me rezultatin e thellë 4-0. Dzeko i dha epërsinë skuadrës së Di Francesco duke shtyrë në rrjetë një asist të Kolarov. Më pas ekipi ku aktivzohet Ledjan Memushaj mendoi të vetë-ndëshkohej. Qëndërmbrojtësi Fabio Luccini dërgoi në rrjetën e tij një top të futur në qendër nga Peres. Në pjesën  e dytë Dzeko me një goditje të saktë me të majtën e dërgoi në 0-3 rezultatin.

Më pas ishte rradha e qëndërmbrojtësit tjetër të Benevntos Lorenzo Ventui që të bënte të njëjtën gjë. Numri 23 çoi në rrjetën e tij një pasim të Kolarov. Fitorja e dytë rradhazi për Romën në këtë kampionat.

Aktualitet

Archives