Pesha optimale është parandaluesi më i mirë i tensionit

Me siguri e dini se disa sjellje të caktuara të stilit të shëndetshëm të jetesës mund ta reduktojnë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, por a është ndonjë gjë e caktuar më e rëndësishme se tjerat?

Duket që po, pasi që disa hulumtime të reja sugjerojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme është faktori kryesor që i parandalon nivelet e pashëndetshme të shtypjes së lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.

“Rezultatet tona tregojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme në moshë të mesme është mënyra më e mirë për ta mbajtur shtypjen e gjakut në nivele normale”, ka treguar udhëheqësi i studimit, John Booth III.

Shtypja e gjakut, e veçanërisht në mosha të reja, është e ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sulme në tru e në zemër.

Përveç mbajtjes së peshës normale, ekspertët shëndetësorë gjithashtu rekomandojnë të mos pini duhan, ta kufizoni sasinë e alkoolit, të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike rregullisht.

Aktualitet

Archives