Rama takon presidentin amerikan, Trump

Kryeministri i Shqipërisë dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhen në New York në punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në sesionin e rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është pritur nga çifti presidencial amerikan Donald dhe Melania Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rama i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka realizuar një takim me presidentin amerikan, ndërsa takimi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhen në New York në punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rama do të mbajë edhe një fjalim në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Aktualitet

Archives