Shteti me vetëm 16 % muslimanë: Singapori me një presidente me hixhab

Qeveria e Singaporit, të mërkurën, më 13.09.2017, ka njoftuar se zonjën Halime Jakub, krye-parlamentaren e mëhershme, e kanë zgjedhur për kryetare të shtetit dhe atë pasi që komisioni përgjegjës zgjedhor kishte deklaruar se ajo ishte i vetmi kandidat i kualifikuar për të marrë një pozitë të tillë.

Me qëllim të përforcimit të unitetit të shtetit multikulturor, Qeveria e Singaporit, kishte vendosur që presidencën, kësaj radhe, t’ia jepte kandidatëve të kualifikuar nga pakica malaje.

Në një fjalim të mëparshëm, znj. Halima, kishte thënë: „Unë jam presidente për të gjithë ju.“

Në përputhje me rregullat zgjedhore, znj. Halime, ishte kualifikuar në mënyrë automatike në për pozitën e presidentit, dhe kjo për shkak të përvojës së saj të mëhershme si kryetare e Parlamentit.

Kjo ngjarje tregon edhe njëherë se shembulli i një gruaje muslimane të suksesshme është vazhdimësi e një tradite të madhe të ummetit, ku gratë kanë pasur vendin e tyre në drejtimin e institucioneve të ndryshme shoqërore dhe shtetërore.

Aktualitet

Archives