Do ndërronin barin, gjejnë bombë në fushën stërvitore

Skuadrat e xhenios në Stuttgart kanë konfirmuar praninë e një bombe 50 kilogramshe në kompleksin stërvitor të klubit gjerman të futbollit.

Klubi kishte planifikuar të rindërtonte terrenet stërvitore dhe kishte filluar gërmimin për të ndryshuar barin në një nga fushat por gjatë procesit të punës është konstatuar se në një thellësi jo shumë të madhe gjendej një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mediat gjermane shkruajnë se bomba mendohet të jetë lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të asaj kohe.

Ajo kishte qëndruar prej më shumë se 70 vitesh në këtë terren dhe fatmirësisht nuk kishte shpërthyer në fushën ku prej shumë dekadash stërvitet ekipi i Stuttgart dhe akademia e tij.

Alarmi për bombë bëri që aktivitetet e ditës në terrent sportive të pezulloheshin deri sa të bëhej demontimi i saj.

Aktualitet

Archives