Kontrabandonin medikamente farmaceutike, dy menaxherë farmacish në pranga

Dy menaxherë farmacish, të cilët bënin kontrabandë me ilaçe, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Enval Xhoxhi, 31 vjeç, dhe Kozeta Ylli, 47 vjeçe, të dy banues në kryeqytet, ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë, në farmacitë që menaxhonin.

Në përfudnim të aksionit “Pangea X”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 90 medikamente kontrabandë.

Policia sqaron se 42 medikamente farmaceutike janë gjetur në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi, ndërsa 48 medikamentet e tjera u gjetën në farmacinë e Kozeta Yllit.

Me hetimin e çështjes do të merret Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”, “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale.

Aktualitet

Archives