Stoltenberg: Përgjigje globale pas lëshimit të një rakete tjetër Koreja e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi një përgjigje globale pas lëshimit të një rakete tjetër balistike nga Koreja e Veriut, të cilën ai e cilësoi si ”shkelje e pamatur e rezolutave të OKB-së”.

“Lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut është një shkelje tjetër e rrezikshme e rezolutave të OKB-së që ndalon për Phenianin çdo zhvillim të armëve balistike dhe bërthamore”, shkruan Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

“Ky kërcënim i madh kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare kërkon një përgjigje botërore”, shtoi ai në rrjetin social.

Koreja e Veriut iu kundërpërgjigj sot sanksioneve të fundit të OKB duke lëshuar një raketë balistike mbi Japoni, në një distancë të pazakontë duke rritur tensionet që kanë arritur tashmë në një pikë të nxjehtë.

Raketa u lëshua në një vend pranë Phenianit, të paktën një javë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të serisë së tetë të sanksioneve në përpjekje për të bindur vendin të heqë dorë nga programet balistike dhe bërthamore të ndaluara.

Aktualitet

Archives