Behgjet Pacolli, shefi i ri i diplomacisë së Kosovës

Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses në këtë funksion.

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht të vitit 1951 në fshatin Marec të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, edukimin e lartë në Institutin e Tregtisë së jashtme në Hamburg të Gjermanisë dhe specializimin Master në Marketing dhe Menaxhment në Institutin Mosinger në Zurich.

Ja veprimi dhe angazhimi politik i Pacollit:

Promovues dhe Themelues

1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;

2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;

2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);

2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);

2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend); Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;

2007-2010 Deputet i Parlamentit të Kosovës

2011 Deputet i Parlamentit të Kosovës (mandati i dytë)

2011 President i Republikës së Kosovës

2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.

2011-2014 Zëvendës Kryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.

2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqiptare.

Gjuhët:

Gjuhë amtare: Shqip

Gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, spanjisht, serbo-kroatisht, etj.

Aktualitet

Archives