Kuvendi i ri nis punimet

Ka nisur punimet paraditen e sotme seanca e parë e legjislaturës së 9 të Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo seancë u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Baraj, i cili pas refuzimit të Sali Berishës, Tritan Shehut dhe Gramoz Ruçit, që vetëm pak orë më pas pritet të zgjidhet kryetar i Kuvendit, rezulton të jetë deputeti më i madh në moshë në këtë legjislaturë.

Në fjalën e parë të sesionit të ri, deputeti socialist Besnik Bare, u shpreh se shpreson që Kuvendi në këtë legjislaturë të re të jetë një vlerë reale e komunikimit dhe etikës.

“I uroj këtij parlamenti të ndryshojë dhe të krijojë besimin dhe shpresën në popull se interesat e vendit janë mbi gjithçka, interesat e vendit e politikat partiake dhe kjo duhet të materializohet jo vetëm me inflacion fjalësh por me vepra.

Për fat të keq jo radhë politikat konfliktuale brenda klasës politike është reflektuar dhe në popull ndaj uroj që në Shqipëri të ecim përpara e të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt por duke ndërtuar modele të reja, të dobishme dhe duke i bërë ata të mëparshmit të padobishëm. Uroj që parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të etikës, dhe zgjidhjes së interesave të popullit nga pikëpamja ligjore” , u shpreh Bare.

Pas leximit të emrave të 140 deputetëve të zgjedhur, Baraj njoftoi ngritjen e komisionit të verifikimit të mandateve, e kryesuar nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, që do të nisë verifikimet për tu rimbledhur sërish Parlamenti në orën 18:00, ku dhe pritet të votohet kryetari i ri i Parlamentit, Gramoz Ruçi

Aktualitet

Archives