Rama diskuton me Ministrat programin në Velipojë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot mbledhjen e dytë joformale me 13 Ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministren Senida Mesi përpara votimit të tyre në Kuvend dhe më pas dekretimit nga Presidenti.

Takimi do të zhvillohet në zonën turistike të Velipojës, në Shkodër. Më herët në 28 gusht Rama preferoi ti mblidhte ministrat në Llogara në takimin e parë informal.

Në takimin e parë u diskutua struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave.

Aktualitet

Archives