Jahtin i mbushur me 4 ton drogë, tre shqiptarë kapen në Itali

Nuk kanë fund rastet e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë ku të përfshirë janë shtetas shqiptar.

Por harrojeni skafin dhe gomonen, pasi tashmë trafikimi bëhet më i sofistikuar, me jaht.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane ka ndaluar një jaht të mbushur me plot 4 ton drogë.

Brenda jahtit ndodheshin tre shqiptarë, të cilët janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit duke dalë me deklaratë lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë bën me dije se Guardia Di Finanaza ka sekuestruar 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm nga ana e Guardia di Finanza italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një jahti me flamur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Delaware).

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e Guardia Di Finanaza dhe me mbështetje ajrore u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë F.M,, E.V,, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare, po për shkak të sekretit hetimor, policia nuk bën me dije rrethana të tjera.

Sakaq Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Aktualitet

Archives