Grezda: Nuk luan ndaj Maqedonisë

Stafi teknik i kombëtares shqiptare mori një lajm të pakëndshëm. Mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda gjatë qëndrimit në hotel është ndjerë keq për shkak të helmimit të ushqimit dhe nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci  për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Maqedonisë për eliminatoret e Botërorit 2018.

Përsa i përket formacionit për këtë ndeshje ende nuk ka agjë zyrtare, por mendohet se vendin e Grezdës mund ta marrë Llullaku, që së bashku me Roshin pritet të jenë në mbështetje të Sadikut.

Në mesfushë gjasat janë që të jenë Kukeli, Abrashi dhe Memushaj, ndërkohë që reparti i prapavijës nuk ka pësuar ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Lihtenshtejnit.

Berisha do të jetë në portë, Agolli dhe Hysaj do të jenë në krahë, ndërsa në qëndër të mbrojtjes Ajeti do të formojë dyshen me Mërgim Mavraj.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e tretë në Grupin G me 12 pikë pas Spanjës dhe italisë, ndërkohë që Maqedonia është në vendin e parafundit me 6 pikë të grumbulluara.

Aktualitet

Archives