Mogherini: Turqia, partner i rëndësishëm në rajon

Në deklaratat që bëri në lidhje me Turqinë, në një panel organizuar në kuadër të Forumin Strategjik të 12-të në Bled të Sllovenisë, Mogherini tha se negociatat midis Turqisë dhe BE herë herë kanë qenë të vështira.

“Por një diçka është shumë e qartë: para së gjithash, dialogu po vazhdon; edhe bisedimet lidhur me negociatat e anëtarësimit vazhdojnë, Turqia për momentin është një vend kandidat. Ne mund të kemi një debat të brendshëm nëse kjo do të ndryshojë apo jo; një debat i ngjashëm mund të bëhet edhe në Turqi. Por për momentin nuk kemi të bëjmë me një situatë të tillë”.

Mogherini theksoi se marrëdhëniet BE-Turqi janë gjithmonë të fokusuara në negociatat e anëtarësimit.

“Ngandonjëherë ne jemi të prirur të harrojmë se Turqia është një aktor kyç në një rajon që është strategjikisht i rëndësishëm për ne, Lindjen e Mesme dhe Mesdheun. Është një vend me të cilin po punojmë mbi dosje të ndryshme, duke filluar që nga antiterrorizmi, një çështje strategjike si për ne, ashtu edhe për ata, e deri tek dosjet e tjera, si Qipro e Siria”, shtoi shefja e diplomacisë evropiane.

Aktualitet

Archives