Përurimi i Qendrës së Inovacionit, Rama: Shkëpusim publikun nga korrupsioni

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Inovacionit deklaroi se qëllimi i përmirësimit dhe intensifikimit të shërbimit online është jo vetëm të rrisë shpejtësinë e shërbimit për qytetarët, por edhe të shkëpusë publikun nga korrupsioni.

Duke iu referuar shifrave, kryeministri tha se kur qeveria e tij erdhi në pushtet trashëgoi një sistem me vetëm 13 shërbime on line, ndërkohë që sot numërohen mbi 260 shërbime të tilla, edhe këto sipas tij të pamjaftueshme nëse krahasohen me objektivin e qeverisë për ta shtrirë këtë shërbim në të gjithë sektorët.

“Trashëguam një sistem me 13 shërbime, sot kemi 260 shërbime online.

Padyshim se pavarësisht se numrat flasin për shumë, e vërteta është se ka ende më shumë për të realizuar qëllimin që këto shërbime të jenë të përdorura nga qytetarët në masë shumë më të madhe se ç’përdoren sot. Në këta aspekt ka një punë të dyfishtë për të bërë. Për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të publikut, edukimit të tij në funksion jo vetë të shfrytëzimit të këtyre hapësira, por edhe rritjes së kontributit për transformimin e tyre.

Së dyti, kjo është një mundësi konkrete përmes një hapësire që i vihet në dispozicion inovatorëve për të krijuar kushte që në këtë hapësirë mund të veprohet pa orar dhe përtej dijeve që kemi sot. Është një praktikë e njohur në rajon, mjaft e efektshme. Ky proces i intensifikimit të punës në teknologji, në funksion të shtetit

është potencial për të zmbrapsur në mënyrë masive të korrupsionit, përmes krijimit të sistemeve që janë të imunizuara vetiu nga korrupsioni përmes marrëdhënies jopersonale mes qytetarit dhe shtetit. Sot janë një numër i konsiderueshëm on line, së fundmi edhe për lejet e ndërtimi. Shërbimi i pagesës së energjisë elektrike është një nga shërbimet më të suksesshme, që ka shmangur radhët e gjata dhe ka lehtësuar shërbimin për qytetarët”, tha Rama.

Aktualitet

Archives