Shkrirja e Ministrive, shkurtime masive të vendeve të punës/ 4952 punonjësit e rrezikuar

Reforma e administratës shtetërore do kalojë fillimisht nga ministritë tek drejtoritë dhe inspektoriatet në varësi.

Dokumenti i publikuar nga Niko Peleshi, parashikon shkrirjen e 8 ministreve, duke rrezikuar vendet e punës për 4952 punonjës në të gjitha dikasteret, raporton Shqiptarja.com.

Reforma konsiston në krijimin e një administrate të vogël, për të shkurtuar burokracitë dhe dokumentacionin e tepërt.

Shkrirja e Ministrisë së Transportit, e cila do funksionojë si drejtori brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, rrezikon vendet e punës për 433 punonjës.

Vetëm shumë pak punonjës të kësaj ministrie do ruajnë vendin e punës.

Shkrirja e ministrisë së Mirëqënies rrezikon 3042 vende pune të këtij dikasteri.

Kompetencat e saj do t’i kalojnë 3 ministrive të tjera.

Kujdesi Social në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Rinia kalon në varësi të Ministrisë së Arsimit, ndërsa Puna në varësi të Financave.

Ministria e Integrimit do funksionojë si drejtori brenda ministrisë së Jashtme, duke lenë pa punë 113 punonjës.

Ministria e ekonomisë do bëhet pjesë e Ministrisë e Financave, duke rrezikuar 588 punonjës.

Ministria e Zhvillimit Urban do shkrihet duke shkurtuar 535 vende pune.

Për mbulimin e funksioneve të kësaj ministrie do të krijohet Fondi i Strehimit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate.

Shkrirja e Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, rrezikon 227 vende pune, duke lënë vetëm Departamentin e Administratës si një drejtori më vete me 58 vende pune.

Ministria e Çështjeve vendore do kthehet në një inspektoriat. Ministria e Shtetit ka një numër të vogël punonjësish, por sërish do shkrihet.

Punonjësit që rrezikojnë vendin e punës sipas ministrive
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, 433 punonjës
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 3042 punonjës
Ministria e Integrimit Evropian, 113 punonjës
Ministria e Ekonomisë, 588 punonjës.
Ministria e Zhvillimit Urban, 535 punonjës
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, 227 punonjës
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, 14 punonjës
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin…

Drejtoritë që shkrihen
Drejtoritë e bujqësisë në të gjithë vendin
Inspektorati i Ujërave
Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë sekretariatit të ujërave
Qendra Kombëtar e Edukimit në Vazhdim
Qendra Kombëtare Biomjekësore
Agjencia e Inventarizimit të Pronave
Drejtoria e rezervave materiale dhe emergjencave civile
Institutit i Zhvillimit të Arsimit
Inspektorati i Arsimit
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve
Inspektorati i Ujërave

Aktualitet

Archives