Pesë autorë shqiptarë do përkthehen në gjuhë të tjera

Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Adrian Vehbiu, Luljeta Lleshanaku dhe Eni Vasili, do të jenë pesë autorët shqiptarë që do të mbështen nga Ministria e Kulturës për tu përkthyer në gjuhë të huaj.

Ministria ka bërë publikë fituesit e Fondit të Përkthimit, ku mes 8 aplikimeve janë përzgjedhur këta autorë. Duke njohur vështirësitë e njohjes së letërsisë dhe autorëve shqiptarë në botë, ndërrmarja e kësaj nisme është një mbështetje për autorët dhe kulturën shqipe. Gjuhët në të cilët do të botohen librat janë italisht, greqisht, spanjisht dhe italisht.

Ylljet Aliçka do të botohet në italisht nga shtëpia botuese Rubbettino Editore, me një nga librat e tij më të vlerësuar kohët e fundit “Rrëfenja me ndërkombëtarë”. Libri do të përkthehet nga Elio Miracco. Kjo nuk është hera e parë që Aliçka përkthehet në gjuhë të huaj, pasi librat e tij janë përkthyer dhe në frëngjisht apo rumanisht.

Fatos Kongoli është një tjetër shkrimtar i njohur në gjuhë të tjera i cili do të përkthehet me romanin “Bolero në vilën e pleqve” nga “Salento Books” nën përkthimin e Luigi Ruggeri. Ardian Vehbiu do të përkthehet në greqisht nga Eleana Zhako (Ziakou) me librin “Ndërhyrjet e zotit Shyti”, nga shtëpia botuese Plethora Editions. Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës i kemi në disa gjuhë, do të përkthehet në gjuhën spanjolle nga Lucia Paprčková, nën mbështetejn e Editorial Argonáutica.

Në gjuhën italiane nga Salento Books do të përkthehet dhe libri me rrëfime nga të burgosurat shqiptare i gazetares Eni Vasili. Libri “Unë kam vrarë” do të përkthehet nga Valentina Notaro.

Aktualitet

Archives