Një ditë pas formimit të qeverisë së re, ja si e nis ditën kryeministri Rama

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama e ka uruar me një panoramë të bukur nga Kisha e Thethit.

Një ditë pas formimit të qeverisë së re për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, Rama ka zgjedhur këtë kult fetar të ndërtuar në vitin 1892.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje spektakolare të Kishës së Thethit, ndërtuar më 1892 dhe ku At’Shtjefën Gjeçovi hapi 100 vjet më parë dhe shkollën e parë të shqipes për fëmijët e zonës”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Rama prezantoi kabinetin e ri qeverisës i cili do të përbëhet nga 11 ministri dhe dy ministra shteti, me në përbërje 50% burra dhe 50% gra.

Rama, deklaroi se struktura e qeverisë do ndryshojë dhe se qeveria do të jetë më e vogël, ndërsa theksoi se periudha kur mandati niste dhe mbaronte i plotë merr fund me qeverisjen e katër viteve të shkuara dhe se jetëgjatësia e tyre do të varet nga rezultatet, duke thënë se besimi do të jetë i kushtëzuar

Aktualitet

Archives