Pannuçi, lë jashtë liste Xhakën

Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Pannuçi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

24 futbollistët do të jenë në gatishmëri të italianit në ndeshjet për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, kundër Lihtenshtainit dhe Maqedonisë.

Ajo që bie në sy është mungesa e një prej lojtarëve më të përfolur së fundmi, Taulant Xhaka.

Edhe pse lojtari kishte deklaruar më herët se pati një takim pozitiv me trajnerin, duket se nuk është në planet e kombëtares, të paktën për momentin.

Risi në këtë lisë është grumbullimi i tre lojtarëve të rinj: Hysen Memolla (Hajduk), Ivan Baliu (Metz) dhe Valon AHmeti (Maribor).

Aktualitet

Archives