Taksitë ujore

Francezi i apasionuar pas jahteve, Alain Thebault kërkon ta përdorë dizajnin e mjetit lundrues me të cilin vendosi rekord në vitin 2009 për të krijuar një shërbim të pastër e të shpejtë taksish në kanalet e lundrueshme të qyteteve kryesore të vendit.

Ai e quan SeaBubbles “start-up”-in që ka marrë tashmë mbështetjen e investitorëve privatë. Falë tyre, Thebault pret të grumbullojë 50 deri në 100 milionë euro brenda fundit të shtatorit.

Prototipi i SeaBubbles e ruan baterinë e tij përmes lëvizjes me shpejtësi mbi ujë me dy zgjatime në formë këmbësh. Aplikacionet e tij në “smartphone” ngjasojnë me ato të shërbimeve të tjera të rregullta të taksive siç është Uber, ndërsa qëllimi është që të mësyjë tregun duke i dhënë fund ngërçeve të mëdha të trafikut në qytetet franceze.

Entuziazmin e saj ndaj idesë së Thebault, kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e shfaqi në muajin qershor, kur bëri një xhiro me taksitë ujore. Por, i vetmi shans i Bubble për të operuar në kryeqytet është që autoritetet të rrisin limitin e shpejtësisë në lumin Senë, në mënyrë që mjeti i ri të lëvizë aq shpejt sa duhet për tu ngritur mbi ujë.

Sipas Thebault, edhe 5 qytete të tjera janë të interesuara në eksplorimin e mundësive që SeaBubbles të bëhet pjesë e sistemit të tyre të transportit.

Aktualitet

Archives