Turqia apel Gjermanisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit të FETO-s, Adil Oksuz

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, i bëri thirrje Gjermanisë ditën e enjte lidhur me kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e të shumëkërkuarit në arrati, Adil Oksuz, një ndër të pandehurit kryesorë të tentativës për grusht shteti, ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik të vitit të kaluar.

“Gjermania nuk ka dërguar një përgjigje në lidhje me këtë çështje. Kurse ne presim nga Gjermania që të ndërmarrin hapat e nevojshme në këtë drejtim dhe të përmbushin kërkesën tonë rreth çështjes në fjalë siç kërkohet edhe nga e drejta ndërkombëtare, edhe nga marrëveshjet ndërkombëtare”, deklaroi ministri Gul.

Pas publikimit të disa lajmeve, sipas të cilave Adil Oksuz, i ashtuquajtur imami në arrati i FETO-s brenda forcave ajrore turke gjatë tentativës së 15 korrikut 2016 për grusht shteti, është parë në Gjermani; Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë i përcolli Ministrisë së Jashtme gjermane një notë proteste më datë 16 gusht, përmes së cilës kërkon konfirmimin e informacioneve në fjalë dhe, në rast se ai ndodhet në këtë vend, ekstradimin e të shumëkërkuarit në Turqi.

Aktualitet

Archives