Profeti i nderuar dhe dy grupe njerëzish

Një ditë prej ditësh, Profeti (a.s.) po hynte në xhami (në Medine). Papritur, sytë i shkuan te dy grupe të ndara, çdonjëri nga të  cilët kishte formuar një rreth. Njëri grup po bënte adhurim dhe po përmende Zotin, dhe grupi tjetër po merrej me studim e mësimdhënie; të dy grupet ishin të gëzuara dhe po kalonin shumë mirë.

Profeti i nderuar u tha shokëve që e shoqëronin: “Të dy palët po bëjnë punë të mirë (hajr) dhe janë në rrugë të mbarë…”

Më pas, ai shtoi: “Unë jam dërguar për dituri e mëmimdhënie” dhe iu drejtua grupit që po merreshin me studim e mësimdhënie, duke u ulur pranë tyre.

1-Xhamia e Medinës: në fillimet e Islamit nuk ishin vetëm vendi ku luteshin dhe falnin namazet e tyre njerëzit, por edhe vendi ku merreshin shumë vendime dhe u jepej zgjidhje shumë çështjeve që lidheshin me popullin. Aty muslimanët merrnin çdo vendim, mësonin për çështje të ndryshme etj.

Ai ishte njëkohësisht edhe vendi ku muslimanët mund të bënin lutjet e tyre në liri, sepse në Mekë e kishin të ndaluar të faleshin. Dhe kjo derisa Islami arriti në një pikë të ndjeshme, e u zhvillua dhe gjetkë në Arabi, si për shembull në “Jethrib” që më pas u njoh me emrin “Medinetun Nebi” (qyteti i Pejgamberit).

Profeti i Islamit, me propozim të njerzëve të atij qyteti dhe sipas premtimit që i kishin dhënë ata, e ndërtoi xhaminë. Aty ndodhi edhe hixhreti i pejgamberit. Dhe muslimanët e tjerë  dalngadalë erdhën në këtë qytet. Dhe ky qe edhe fillimi i lirisë së muslimanëve. Dhe puna e parë që Profeti bëri në këtë qytet ishte ndërtimi i xhamisë, me ndihmën e shokëve dhe të afërmve të tij.

Aktualitet

Archives