Melbourne mirëpret panairin e tekonologjisë “Technology and Gadget Expo 2017”

Panairi “Technology and Gadget Expo 2017”, i cili organizohet në qytetin Melbourne të Australisë, ka hasur në interesim të madh nga ana e australianëve të cilët dëshirojnë të shohin produktet më të reja teknologjike.

Në panairin i cili organizohet në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve të Melbourne-it, vizitorë nga të gjitha moshat erdhën t’i ndjekin nga afër zhvillimet teknologjike. Në panair u ekspozuan shumë produkte teknologjike siç janë automjetet elektrike, lojëra kompjuterike, dronë, robotë, lego dhe biçikleta elektrike.

Stendat e lojërave kompjuterike, shfaqjet e dronëve, shfaqjet e robotëve ngjallën interesim nga të rinjtë.

Interesim më të madh kishte për automjetet elektrike të cilat priten që të marrin pozitën e automjeteve që tani punojnë me hidrokarbure dhe për të cilët vazhdojnë punimet infrastrukturore në shumë vende të botës.

Vizitorët patën mundësinë që të shohin nga afër automjetet me elektrikë.

Panairin, i cili do të përfundoj sot, deri më tani e vizituan rreth 20 mijë persona.

Aktualitet

Archives