Matura – Më shumë kuota sesa aplikantë, dalin shifrat zyrtare

Zv.ministri i Arsimit, Gert Janaqi, në një konferencë për shtyp ka publikuar shifrat zyrtare të aplikimeve në universitete për maturën 2017.

Sipas ministrisë janë 32 268 kuota të miratuar për në universitete, ndërkohë që kanë aplikuar 25 822 studentë. 22 897 kuota janë në Universitetet publike, ndërkohë që 9371 janë në universitetet private.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë aplikantët që konkurojnë në programe të ndryshme të studimeve në IAL, se sot në datën 23 gusht 2017, QSHA është duke i përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana tyre: Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit”,-tha Janaqi.

Fituesit e shkollave të larta do shpallen në datat 28 ose 29 gusht. Pas fazës së parë pritet të ketë dhe disa minifaza të tjera.

Aktualitet

Archives