NATO: Nuk do të lejojmë që Afganistani të bëhet një shenjtore për terroristët

NATO-ja, që ka ndërhyrë në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001 me kërkesë të SHBA-së, nuk do të lejojë kurrë që ky vend të shndërrohet në një shenjtore për terrorizmin, deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Objektivi ynë është që të garantohemi që Afganistani nuk do të rikthehet kurrë në një shenjtore për terroristë që sulmojnë vendet tona”, theksoi Stoltenberg, duke përshëndetur planet e zhvilluara mbi këtë çështje nga presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim të mbajtur të hënën në mbrëmje.

Me një kthim total në këtë çështje shumë delikate, Donald Trump e përjashtoi mundësinë e një tërheqje të ShBA-së nga Afganistani dhe i hapi derën dërgimit të trupave shtesë.

Megjithatë ai nuk dha asnjë shifër për nivelin e trupave dhe asnjë afat në kohë, duke e gjykuar se informacione të tilla do të dëmtonin efektivitetin e misionit në Afganistan.

Aktualitet

Archives