Besimtarët myslimanë marshojnë kundër terrorizmit

Rreth 2.500 protestues myslymanë kanë marshuar në Barcelonë për të dënuar terrorizmin. Tubimi nisi në Plaza de Catalunya, afër vendit ku ndodhi sulmi terrorist, ku dyshohet se një 22-vjeçar maroken përplasi këmbësorët me frurgon në Las Ramblas, duke vrarë 14 vetë dhe duke plagosur 100 vetë.

Komunitetet myslimane të Barcelonës u mblodhën të hënën në mbrëmje në shesh për të mbështetur viktimat dhe për të dënuar terrorizmin…, raportoi El Pais.

Ndërsa njerëzit u mblodhën në shesh, përfaqësesit e tre bashkësive islamike dhanë një deklaratë në katalanisht, spanjisht dhe arabisht, duke thënë se myslimanët hodhën poshtë dhunën dhe u ofruan mbështetje atyre që ishin plagosur gjatë sulmit.

Në pankartat e mbajtura nga turma shkruhej: “Ne jemi gjithashtu viktima”, “Terrorizmi nuk ka fe”, “Jo terrozimit.”

Ndërsa nisën marshimin, në një flamur të gjelbër shkruhej: “Ne jemi muslimanë, jo terroristë.”

Në marshim morën pjesë disa politikanë, Presidenti i parlamentit katalan Carme Forcadell, sekretari për marrëdhëniet e jashtme dhe institucionale të qeverisë katalanase Raul Romeva dhe zëvendëskryetari i parë i Barcelonës, Gerardo Pisarello.

Aktualitet

Archives