Një çantë e dyshimtë te “21 Dhjetori” vë në lëvizje policinë

Gjendet një çantë e dyshimtë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, e cila për shkak se dyshohej se mund të kishte lëndë plasëse vuri në lëvizje policinë.

Ka qenë një telefonatë në polici ajo që ka vënë në lëvizje uniformat blu të cilat kanë marrë masat për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Në vendin e ngjarjes mbërriti njësia antieksploziv e cila pas verifikimeve të rastit, nuk gjeti lëndë plasëse, por rroba.

Mësohet se çanta i përket një gruaje të moshuar, por nuk dihen ende arsyet e lënies së saj në rrugë.

 

Aktualitet

Archives