Spanjë – Shkatërrohet celula terroriste që kreu atentatet në Barcelonë

Celula me dhjetëra persona përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils u shpërbë, theksoi të shtunën ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, ndërkohë që një person, Younes Abouyaaqoub, vazhdon të kërkohet nga policia…

Celula me dhjetëra persona përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils u shkatërrua, theksoi të shtunën ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, ndërkohë që një person, Younes Abouyaaqoub, vazhdon të kërkohet nga policia.

“Ky grupim është shpërbër”, deklaroi Juan Ignacio Zoido gjatë një konference për shtyp.

Deri tani katër persona janë në arrest shtëpie, pesë u vranë në Cambrils dhe tre të tjerë janë identifikuar, mes të cilëve edhe Younes Abouyaaqoub.

Dy të tjerët mendohet se mund të kenë mbetur të vdekur në shpërthimin, që ndodhi në Alcanar, teksa përpiqeshin të bënin një bombë artizanale.

TRT

Aktualitet

Archives