Trump dënon sulmin terrorist të Barcelonës

Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi të enjten sulmin terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, duke premtuar ndihmën e ShBA-së për autoritetet spanjolle.

“ShBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”.

“Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”, shtoi ai.

Një kamionçinë goditi një grumbull njerëzish në “La Ramblas”, sheshi më turistik në Barcelonë, duke shkaktuar 13 të vdekur dhe 100 të plagosur, sipas autoriteteve katalanase.

Aktualitet

Archives