Milani zbut Shkëndinë, tetovarët dorëzohen pa kushte 6-0 ndaj kuqezinjve

Shumë entuzizëm, shumë emocione, por për fat te keq edhe shumë gola të pësuar nga Shkëndija e Tetovës ne San Siro përballë gjigandëve italian të Milanit. Takimi nuk pati aspak histori pavarësisht dëshirës së ekipit nga Tetova për të treguar vlerat në një impiant mitik si “Giuseppe Meazza”.

Kuqezinjtë e Montellës kaluan shumë shpejt përpara me Andre Silvën i cili realizoi me të majtën. Një aksion i cili e pati zanafillën nga një gabim i Radeskit. Tetovarët reaguan për njw cast, por gjuajtja e Abdurrahimit përfundoi jashtë. Ndërkohë në spondën tjetër Ricardo Montolivo dyfishoi rezultatin. Një standarte e Susos nuk u devijua si duhet nga Zahov dhe mesfushori përfitoi menjëherë duke e përciellw në rrjetë.

Goli i 3-të i Milanit erdhi nga një veprim mjaft i mirë individual i Andre Silvës. Portugezi edhe pse i shtrirë vallëzoi mes Cuculit e Bejtullait duke trefishuar për 7 herë kampionët e Europës. Besart Ibrahimi provoi të ngushtonte, por shkoi jashtë gjuajtja e numrit 7. Në mbyllje të pjesës së parë Zahov i mohoi golin Susos. Skuadra e Montellës iu afrua të 4-it kur Silva goditi shtyllën nga pranë portës. Megjithatë goli erdhi pak më vonë dhe ai që e dërgoi topin në rrjetë për kuqezinjtë ishte Fabio Borini.

Shkëndija u dorëzua plotësisht aq sa ky duel mori përmasat e një takimi stërvitor. Italianët realizuan edhe golin e 5-të. Gjuajtja e Susos nuk u largua si duhet nga Zahov dhe Antonelli nuk e pati të vështirë ta shtynte në rrjetë. Skuadra e Montellës nuk u kurseu dhe Një tentativë e Cutrones u prek nga Zahob duke përfunduar më pas në shtyllë. Golin që i vuloso shifrat finale në 6-0 e shënoi Ricardo Montolivo, i dyti personal në këtë sfidë për 32 vjecarin. Një disfatë që pritej për Shkëndinë, ndoshta jo me të tilla përmasa, por pritej, në këtë rast shprehja ” rëndësi ka pjesmarrja ” merr më vlera se asnjëherë tjetër.

Aktualitet

Archives