Zinedin Zidane i irrituar për pezullimin e Ronaldos për 5 ndeshje

Për trajnerin e Realit të Madritit Zinedin Zidane, vendimi për të pezulluar Ronaldon 5 javë është absurd. “Jam shumë i irrituar dhe jo vetëm unë, por të gjithë. Nuk dua të flas për arbitrat, por nëse shohim atë që ndodhi, e më pas ndëshkimin me 5 ndeshje të Cristiano Ronaldos, atëherë mund të themi se diçka nuk po shkon siç duhet”, tha francezi i Realit të Madridit. Per Zidane, dënimi i Ronaldos me 5 javë pezullim është vërtet shumë për veprimin “naiv” qe ai bëri ndaj arbitirit në ndeshjen me Barcelonën.
“Nuk e di nëse dikush e ka personale me të, shpresoj që të mos jetë kjo. Gjithkush duhet të bëjë detyrën e tij. Por në fund, jam unë që duhet të bëj llogaritë me mungesën e tij për 5 ndeshje”, deklaroi më tej trajneri i Realit, Zidane.

Aktualitet

Archives