Kosi dhe dobitë e tij për shëndetin

Kosi është një nga produktet që përdoret gjerësisht në gjithë  botën. Ai mund të konsumohet ashtu siç është ose si një ëmbëlsirë e ftohtë e përzier me fruta.

Është një produkt shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit. Përveç shijes unike të shijshme, kosi ka përfitime të panumërta:

Ndihmon në uljen e hipertensionit

Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit, i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut. Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe ndihmon sistemin tuaj të tretjes .

Kosi ndihmon në humbjen e peshës
Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e  peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja. Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë. Kalçiumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.

Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.

Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës
Gjithkush dëshiron  një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.

Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës  dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re. Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.

Aktualitet

Archives