Le të mos e njohim Kosovën, por jo të hipnotizojmë serbët se nuk është e pavarur!

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe, Vuk Drashkoviç, po e mbështet thirrjen e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për dialog të brendshëm për Kosovën pasi sipas tij vetëm me dialog mund të arrihet zgjidhje.

Drashkoviç ka propozuar të ketë vetëm njohje formale të pavarësisë së Kosovës derisa të pranohen të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit.

“Të mbrohen të drejtat e popullit serb në Kosovë, të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore në territorin e saj. Ashtu siç thotë dokumenti i Ahtisarit ‘të gjitha kishat, manastiret si dhe pronat e Kishës Ortodokse serbe të jenë me seli në Beograd’. Komunat me shumicë serbe të kenë një qeveri autonome në njëzet juridiksione duke përfshirë gjyqësorin dhe policinë me integrim strategjik në Serbi. Gjuha serbe të jetë zyrtare në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Drashkoviç në një intervistë për ‘Telegrafin’ serb, transmeton lajmi.net.

Aktualitet

Archives