Një burrë u martua me një grua shumë të bukur. Pas një kohe, ndërsa burri ishte për tregti jashtë shtetit, gruaja e tij sëmuret rëndë, dhe si pasojë fytyra e saj shëmtohet aq tepër.

Burrin e lajmërojnë për sëmundjen e gruas dhe gjatë kthimit ai e lajmëron familjen që do vonohet për disa ditë sepse kishte pësuar një aksident të rëndë dhe kishte humbur të dy sytë, që nënkupton se burri kurrë nuk do ta sheh gruan e tij si të shëmtuar, por do ta mbajë në mendje atë bukuri të mëparshme të gruas së tij.

Vazhduan jetën në harmoni derisa u plakën dhe deshti All-llahu që gruaja të vdiste e para. Në ditën e varrimit, kur burrat u kthyen nga varrimi, edhe burri i gruas së vdekur u kthye por pa e shoqëruar askush, ai ecte i vetëm.

Njëri prej të pranishmeve e pyeti: Ku shkon? Në shtëpinë time, tha ai! Por ti je qorr, nuk sheh, të ndihmoj unë! Jo, tha.

Unë kurrë s’kam qenë i verbër por ashtu jam tërhequr si i verbër tërë jetën që mos ta lëndoj zemrën e gruas time të cilës iu shëmtua fytyra, ajo vdiq e lumtur dhe me ndjenjën se unë kurrë nuk e pashë të shëmtuar, duke menduar se unë jam i verbër…