Reali shkund Barcelonën në ‘Camp Nou’

Ndeshja e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Ral Madridit, konsistoi të ishte shumë emocionuese pasi u shënuan plot 4 gola si dhe ishte një përballje mes dy gjigandëve më të mëdhenj të Europës për momentin.

Ndeshja e parë për Supërkupën spanjolle, edhe pse u zhvillua në ‘Camp Nou’, sërish kjo nuk e ka ndihmuar Barçan, e cila pësoi humbje 1-3.

Ka qenë Reali skuadra e parë që kaloi në avantazh pas një autogoli të mbrojtësit katalunjas, Gerard Pique. Ndërkohë ka qenë Messi, i cili ka rikthyer baraspeshën në gola, në minutën e 76-të, me anë të një penalltie.

Por ajo që u vu re, ishte se në lojë nuk kihste baraspeshë, pasi Reali shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Ronaldos dhe Asension.

Tashmë pritet ndeshja e kthimit ku do të vendoset gjithçka për këtë përballje.

Për Barcelonën do të jetë më e vështirë pasi ajo do të luhet në shtëpinë e Realit.

Aktualitet

Archives