Carla Del Ponte: Ka prova të mjaftueshme për dënimin e Esadit

Komisioni Hetimor i OKB për Sirinë ka prova të konsiderueshme për të dënuar presidentin Beshar Esad për krime lufte, pohoi në një intervistë publikuar të dielën një prej anëtareve më të shquar të këtij institucioni, Carla Del Ponte, që pritet të japë dorëheqjen.

“Provat janë të mjaftueshme për të dënuar presidentin sirian, Beshar Esad për krime lufte, jam e bindur për këtë fakt”, njoftoi ish-prokurorja për krime lufte në një intervistë për mediat zvicerane “Mëngjesi i së Dielës” dhe “SonntagsZeitung”.

Por për shkak të vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krijimin e një gjykate ndërkombëtare, nuk do të ketë as akuzë, as gjykate speciale për momentin”, shtoi ajo.

Aktualitet

Archives