Sipërfaqe të tëra nën flakë, 19 vatra zjarri “shkrumbojnë” vendin

Shënohet shtim i vatrave të zjarrit që mbajnë në flakë vendin gjatë orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 19 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, ku deri në mesditën e djeshme ishin 11 të tilla.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 124 punonjës zjarrfikës, 22 automjete zjarrfikëse, 110 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 45 vullnetarë banorë të zonave të prekura, 137 punonjës të Pyjores, të bashkive dhe DZM etj, të mbështetur nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

 

Aktualitet

Archives