Sulm ndaj fëmijëve refugjatë afganë në Suedi

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, fëmijët afganë që protestonin përpara Zyrës së Emigrantëve u ndeshën me një sulm racist.

Zëdhënësja e Zyrës së medias pranë Drejtorisë së Policisë së Stokholmit, bëri të ditur se kundër fëmijëve refugjatë u hodh lëndë djegëse dhe si pasojë tre fëmijë mbetën të plagosur lehtë.

Një ndër gazetat më të njohura të Suedisë, ‘Expressen’ i jep vend fjalëve të një prej refugjatëve afganë, Ahmad Rahimi.

Gazeta citon refugjatin të jetë shprehur se për shkak se Zyra e Emigrantëve nuk pranoi aplikimin për azil të fëmijëve që kanë shkuar nga Afganistani pa prindër, një grup prej 100 vetash ishte duke protestuar përpara kësaj zyre.

Rahim tha se gjatë protestës u sulmuan nga një grup racistësh prej 20-30 personash.

“Një grup u sul ndaj nesh duke hedhur slogane; ‘Shporruni Ahmet, Muhammet, refugjatë zhdukuni’ dhe hodhën ndaj nesh bombë tymi. Disa nga shokët tanë mbetën të plagosur” tha Rahim.

Në lidhje me ngjarjen ka filluar hetimi.

Aktualitet

Archives