Presidenti Erdogan pritet me entuziazëm nga turqit në SHBA

Presidenti Erdogan pritet me entuziazëm nga turqit në SHBAPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit dhe qytetarë të kombësive të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përpara hotelit ku do të qëndrojë.
Presidenti Erdogan pasi ka zbritur në bazën ajrore Andrews është nisur drejt hotelit St. Regis ku edhe do të qëndrojë. Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit në SHBA të cilët krahas pankartave me mbishkrime “Njeriu i Popullit”, “Falemnderit që ke mbrojtur Sirianët” ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh turk.

Ai në hyrje të hotelit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe pas zbritjes nga automjeti zyrtar ka përshëndetur të pranishmit të cilët brohorisnin “Të Duam”, dhe “Populli është krenar me ty”.

Aktualitet

Archives