Zbulohet shkaku i temperaturave ekstreme, por …

Toka është shumë më e nxehtë nga sa ka qenë 2000 vite më parë !

Sipas gazetës britanike “The Independent”, ky është rezultati i studimit më të fundit që ka patur si objektiv kryesor matjen e temperaturës në planetin Tokë përmes 692 termometrave të shpërndarë në çdo kontinent dhe oqean.

Emetimi i karburanteve fosile ka rritur nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë duke e dyfishuar në 100 vitet e fundit. Efekti i ngrohjes globale është parashikuar nga shkencëtari suedez Svante Arrhenius, që fitoi çmimin Nobel në 1895, por vetëm këtë vit NASA arrit të shpjegonte këtë fenomen.

Në sipërfaqen e diellit është identifikuar një vrimë rreth 75 mijë milje e gjerë , më e madhe se planeti Tokë. Ndonëse shkencëtarët kanë pohuar se është ende herët për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me vrimën e kjo e fundit është një dukuri e zakonshme, përmasat kane vene ne alarm shkencëtarët.

Aktualitet

Archives