“Eskobari i Ballkanit” ndez debatin brenda koalicionit

Dalja e emrit të Klemend Balilit duket se ka tensionuar marrëdhëniet në koalicionin qeverisës. Koço Kokëdhima ka rrëfyer se Klemend Balili ishte njeri i LSI-së, duke konfirmuar shkrimet e mediave greke se Eskobari i Ballkanit kishte mbështetje në qeveri. Nga LSI nuk ka pasur një reagim publik. Ilir Meta është ende në Uashington.

I pagezuar si Eskobari i Ballkanit, Klemend Balili ka turbulluar ujerat e koalicionit qeverises. Sinjalet e para u dhane nga shkrimi ne mediat greke. Kathimerini shkroi se personi me inicialet K.B ishte nje bos droge i mbeshtetur nga qeveria shqiptare. Menjehere kapja e 700 kilogrameve kanabis sativa ne ishullin Xakinthos, u amplifikua ne mediat shqiptare. Cila ishin lidhjet e Klemdn Balilit ne qeveri? Drejtori i Drejtorise se Transporteve ishte nje emer i njohur ne Sarande dhe ne jug te vendit, por me nje profil te ulet ne mediat shqiptare. Klemend Balili shte akuzuar nga foltorja e Partise Demokratike, por serish nuk ishte levizur nga posti i Drejtorit te Drejtorise se Transporteve.
Fotografia e publikuar ne media gjate ketyre diteve, zbuloi se Drejtori i Ministrise se Transporteve ishte edhe pronar i Santa Quaranta, nje kompleks gjigand ne Sarande. Ne inaugurim ishin edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i atehershem i Ekonomise, Arben Ahmetaj dhe deputeti socialist, i emeruar administrator i jugut nga Partia Socialiste. Lidhjet me qeverine, Sali Berisha ia faturoi pikerisht Kokedhimes, te enjten ne parlament.
Askush nuk iu pergjigj Berishes nga deputetet socialiste. Vete Kokedhima nuk ishte ne parlament. I irrituar me heshtjen e deputeteve socialiste, Koço Kokedhima konfirmoi per here te pare se Balili ishte i LSI-se. Dhe jo vetem Klemendi, por edhe te tjere Balile qe jane te zgjedhur te LSI ne Delvine.
Statusi i Kokëdhimës:  Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI. Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër. Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës. Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, koordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015. Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste.
Ilir Meta vazhdon viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ende nuk ka nje pergjigje nga LSI per keto deklarata te forta te Koço Kokedhimes. Ne nje kohe kur trafikantet e tjere te rrjetit te droges jane arrestuar ne Greqi dhe ne Belgjike, autoritetet shqiptare jane te paralizuara perballe Klemend Balilit. E vetmja levizje thuhet se eshte nje vizite e disa policeve ne shtepine e Klemend Balilit, 3 dite pas skandalit. Sigurisht qe ai nuk ishte ne shtepi.

Aktualitet

Archives