Tërmeti godet sërish ishullin grek

Brenda 3 javësh termeti godet sërish ishullin grek të Kosit. Sipas Institutit të Sizmiologjisë në Athinë, tërmeti me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter ra në det në një thellësi 10 kilometra. Lëkundjet sizmike tronditën ishullin Kos dhe bregun perëndimor të Turqisë. Tërmeti që ra në orën 10:42 sipas orës lokale u ndje në të gjithë rajonin. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

Ky është termeti i dytë i fuqishëm që godet ishullin në kulmin e sezonit turistik. Më 22 korrik një tërmet 6,7 ballësh la dy të vrarë dhe plagosi rreth 500 të tjerë.

Zyrtarët e ishullit janë duke i bërë vlerësime dëmeve ndaj monumenteve kulturore dhe infrastrukturës, si kështjellës së shekullit të 14-të dhe ndërtesave të tjera të lashta. Mes stukturave të dëmtuara nga tërmeti i parë ishte porti dhe minarja e një xhamie të vjetër.

Aktualitet

Archives