Izraeli do të mbyllë televizionin “Al Jazeera”

zraeli e akuzon prej vitesh televizionin “Al Jazeera” për njëanshmëri në pasqyrimin e konfliktit kundër palestinezëve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi në fund të korrikut se kërkonte ta dëbonte televizionin “Al Jazeera” i akuzuar për nxitje të tensioneve në afërsi të vendeve të shenjta të Jerusalemit.

Ministria do të kërkojë në veçanti anulimin e akreditimit të gazetarëve dhe ndërprerjen e lidhjeve kabllore dhe satelitore të kanalit televiziv, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Gjithashtu, ministri i Sigurisë së Brendshme do të fillojë një procedurë për mbylljen e zyrave të televizionit.

Autoritetet izraelite do të përpiqen të kufizojnë kapacitetet transmetuese të televizionit me lidhje satelitore “të hapura që i mundësojnë shumicës së komunitetit arab izraelit të shohë televizionin “Al Jazeera”, shtoi Ministria e Komunikacionit pa dhënë detaje të tjera.

Aktualitet

Archives