Politika uron Kosovën pas pranimit në FIFA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social Facebook ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA. “Pas UEFA-s edhe FIFA hap dyert për Kosovën. Urime urime urime”, ka shkruar Rama.

Hashim Thaci: “Europa është shumë e vogël për talentet tanë të mëdhenj. Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talente kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës. Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”.

Kadri Veseli: “Shumë shpejtë, mbarë bota, do ta shijoj futbollin e talenteve të panumërta të rinisë sonë”.

Atifete Jahjaga: “Këtë momentin gëzimi dhe arritjen e kësaj fitoreje historike për futbollin e Kosovës me rastin e anëtarësimit në FIFA dua t’ia kushtoj Riza Lushtës, njërit ndër futbollistëve të parë kosovarë, këtij ylli që pasionin e tij për futboll e nisi në Mitrovicë me lecke të thurura në vend të topit dhe e përfundoi si legjendë e futbollit italian”.

Aktualitet

Archives